9.8 C
Skopje
Monday, October 3, 2022

Vitia thërret konferencë për media, pritet të jap dorëheqje nga posti i ministrit

Arben Vitia sot pritet të zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij vjen pasi ai është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.

Telegrafi ka mësuar se Vitia do ta zyrtarizojë dorëheqjen e tij nga posti i ministrit në konferencën e thirrur për media, e cila fillon në ora 11:00.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq deri tani Vitia nuk është përfshirë në fushatë zgjedhore.  

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img