29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Visar Ganiu mirëpret në takim kryetarin e sapozgjedhur të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi

Shkup, 3 nëntor – Kryetari i komunës së Çairit, sot ishte nikoqir i kryetarit të ri të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, informon Zhurnal.

Dy kryetarët të cilët morën besimin e popullit për të udhëhequr me komunat në katër vitet e ardhshme, kanë bashkëbiseduar për mirëqenien e banorëve ndërsa Ganiu e ka informuar Ballazhin se në Çair jetojnë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve me prejardhje nga Hani i Elezit.

Të dy kryetarët u dakorduan për bashkëpunim për zhvillim ekonomik dhe për këmbimin e përvojave mes dy komunave.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/2946631602332155
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img