30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Visar Ganiu: Çairi edhe me një fushë sporti super modernë

Shkup, 27 tetor – Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim Visar Ganiu në facebook profilin e tij ka shpalosur pamje të mrekullueshme nga fusha e sportit i cili gjendet përballë SHFK Liria.

“Këto pamje të mrekullueshme që po ua sjellim sonte janë nga fusha e re sportive që sapo e përfunduam në Çairin tonë të zemrës, në sipërfaqe prej 607 m2 dhe gjendet përballë SHFK Liria.

Këtë fushë të basketbollit dhe të futbollit e kemi ndërtuar sipas të gjitha standardeve më moderne, me rekuizita të reja dhe është e shtruar me dysheme prej gome speciale. Ndërsa kemi vendosur edhe ndriçim të posaçëm, ulëse dhe shporta mbeturinash.

Krijimi i hapësirave ku të rinjtë do të merren me aktivitete sportive, mbetet ndër prioritetet tona.”, bënë të ditur Ganiu

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/2941638242831491
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img