13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

“Viktimizohet, ka luajtur lojëra psikologjike me Granitin”, Fifi reagon ndaj komenteve të publikut

Banorët e Big Brother VIP sot kanë patur mundësinë të kuptojnë se çfarë komentesh ka bërë publiku për ta që kur ata kanë filluar rrugëtimin  tyre brenda shtëpisë.

Produksioni ka zgjedhur disa komente interesante nga publiku drejtuar secilit prej tyre. Ata fillimit është dashur ta kuptojnë në bazë të komentit se për cilin banorë bëhet fjalë.

Kur erdhi radha e këngëtares Fifi, ajo nuk e priti mirë komentin drejtuar asaj, që kishte të bënte për mënyrën se si ajo e ka trajtuar situatën me Granitin.

Foto: Top Channel

Një nga komentuesit e quajti Fifin si një person që viktimizohet duke thënë se ka luajtur lojëra psikologjike me Granitin.

Reagimi i këngëtares ishte i menjëhershëm, e cila e ka mohuar ta ketë bërë një gjë të tillë.

Foto: Top Channel

“Absolutisht nuk kam luajtur asnjë lojë psikologjike me këtë njeriun këtu (Granitin), përkundrazi nëse do të kisha dashur të luaja do të kisha luajtur ndryshe, jo kështu”, ka thënë Fifi.

Ndërkohë, komente të ndryshëm erdhën edhe për banorët e tjerë, të cilët në përgjithësi u munduan t’i pranonin me sportivitet.

Kujtojmë që dje nga Big Brother VIP u largua Igli Zarka pas probleme shëndetësore, ndërsa sonte (9 nëntor) pritet largimi nga vota e publikut i një tjetër konkurrenti. 

https://www.instagram.com/p/CWDVXGkFCOz/?utm_source=ig_web_copy_link
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img