6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Vidal dhe Correa në ekipin e Interit për ndeshjen kundër Shakhtarit

Arturo Vidal dhe Joaquin Correa janë përfshirë në ekipin e plotë të Interit prej 23 lojtarësh për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk.

Skuadra e Simone Inzaghit luan përballë ekipit ukrainas nesër (e martë) në NSK Olimpijs’kyj, në kuadër të Grupit D.

Vidal nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit të Nerazzurrëve si pasojë e lëndimit në kofshë, por kiliani do të jetë në dispozicion të trajnerit kundër ekipit të Roberto De Zerbit.

Mëngjesin e të hënës, 34-vjeçari është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të udhëtojë në Kiev.

Marketing
Related news