4.8 C
Skopje
Wednesday, November 29, 2023

Vetëm prej 16 ditësh u përfundua bulevardi “Kërste Misirkov”

Shkup, 19 shtator – Me shënimin e djeshëm në mbrëmje të rrugës automobilistike të rikonstruktuar në bulevardin “Krste Misirkov” te AMSHA-ja, ky bulevard u përfundua në një kohë rekord prej 16 ditësh dhe nga sot është i hapur për qarkullim.

Kjo pjesë me fluks të madh e bulevardit “Kërste Misirkov” ditët e fundit u rikonstruktua në segmentin nga godina e AMSHA-së deri në kryqëzimin te “Mavrovasja” në gjatësi prej 550 metrash.

Për rikonstruksionin e kësaj rruge automobilistike nga Buxheti i Qytetit të Shkupit u ndanë rreth 32 milionë denarë.Qyteti i Shkupit para dy vjetësh rinovoi pjesën e bulevardit në segmentin nga “Mavrovasja” deri në Bit-Pazar, dhe rikonstruktoi edhe bulevardin “Koço Racin”, në segmentin nga bulevardi “Kuzman Josifovski Pitu” deri në bulevardin “Shën Kirili dhe Metodij”.

Rikonstruksionet e të gjitha rrugëve nga ofensiva e sivjetme ndërtimore Qyteti i Shkupit i përfundon në kohë të shkurtër rekord për të siguruar kushte për zhvillimin e sigurt të komunikacionit pa krijuar kaos në trafikun rrugor.

Marketing
Related news