-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Vërshime në Veles, përmbyten një pjesë e rrugëve

Një stuhi e fortë e ndjekur edhe nga reshjet e mëdha të shiut ka goditur këtë mëngjes qytetin e Velesit.

Shumica e rrugëve në Veles ishin të mbushura me ujë, me çka edhe komunikacioni u vështirësua. Për një kohë të shkurtër, rrugët pa kanalizime të stuhisë ishin nën ujë, dhe videot që shpërndahen në rrjetet sociale tregojnë se si lumenjtë e ujit që rrjedhin nga pjesët më të larta të qytetit sjellin tokë dhe rrënoja.

Zona përreth tregut të qytetit është gjithashtu e përmbytur. Nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave thonë se zjarrfikësit kanë ndërhyrë pas raportimit të një peme të rënë në rrugën Boris Trajkovski.

Deri më tani nuk ka informacion për shtëpitë e përmbytura apo qytetarë të plagosur.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img