Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka vdekur sot rreth orës 11:00, në Klinikën e Pulmologjisë në SHSKUK.
I burgosuri S.B, 61 vjeçar, që nga fillimi është pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike.
“Pas keqësimit të gjendjes, më 05.11.2021, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në SHSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë. Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë. I njëjti ishte i dënuar me dhjet vite burgim për veprën penale; Krime lufte kundër civilëve dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë”, thuhet në njoftim.
“Stafi mjekësor ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet tutje në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës./