14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Vdes në moshën 22-vjeçare ylli i TikTok-ut dhe komediani, Huey Haha

Ylli i TikTok-ut, Huey Haha, ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare sipas një raportimi të bërë nga miqtë e tij.

Një komedian që tashmë kishte mbledhur më shumë se 204 mijë ndjekës në Instagram dhe 448 mijë në YouTube, videot e shkurtra të Huey morën deri në 4.5 milionë shikime.

Të mërkurën e 27 tetorit, miqtë e tij Coby dhe Hype Boii, ndanë një seri fotosh me personalitetin e rrjeteve sociale, duke shkruar: “Na duhet të themi pusho në paqe, por kjo na lëndon më së shumti”.

https://www.instagram.com/p/CUwJ4O3LX2-/?utm_source=ig_web_copy_link

“Gjithmonë e kemi urryer komedinë, sepse gjithçka që njerëzit shohin janë të qeshurat, jo ajo që bëjmë apo kalojmë. Ata tashmë e hoqën argëtimin nga komedia, por tani nuk do të jetë njësoj pa ty”.

“Të duam vëlla, shihemi në të ardhmen”.

https://www.instagram.com/p/CUeOVbGLhl6/?utm_source=ig_web_copy_link

Detaje më të hollësishme rreth vdekjes së tij nuk janë dhënë akoma.

Të njëjtit i ishte hapur edhe një fushatë GoFundMe për të mbledhur para për shpenzimet e funeralit të tij. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img