33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Vazhdojnë kontrollet e policisë ndaj vozitësve për shpejtësinë e automjeteve

Shkup, 5 Gusht – Më 04/05.08.2022, në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 02:00 në zonën e SPB Tetovë, është kryer kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar. Në të njëjtën kohë, janë konstatuar dhe sanksionuar 16 shkelje (TE-9 dhe GV-7) brenda dhe jashtë vendbanimit. Për shkelësit u hartuan urdhërpagesat përkatëse, ndërsa më të shpejtët do të përballen me masë mbrojtëse ndalim drejtimi nga 3 deri në 12 muaj.

Gjatë kontroll aksionit janë konstatuar edhe 39 shkelje të tjera (TE-21 dhe GV-18) të cilat janë sanksionuar sipas ligjit. SPB Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion dhe për faktin se shpejtësia është shkaku kryesor i shumicës së aksidenteve në komunikacion në zonën e SPB Tetovë, lusim drejtuesit të jenë më të ndërgjegjshëm dhe kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img