Athinë, 22 shtator – Nevojë që Bashkimi Evropian të jetë konsekuent dhe kredibil në obligimet për Ballkanin Perëndimor dhe gatishmëri që Greqia të ndërmarrë rol konstruktiv në procesin integrues të rajonit, shprehi shefi alternative I diplomacisë greke, Miltiadis Varviciotis në takimin me komisarin evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varheji, kumtoi Ministria greke e Punëve të Jashtme.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Varviciotis edhe njëherë e përsëriti mbështetjen e fuqishme të Greqisë për zgjerimin e BE-së me vendet nga rajoni, ndërsa e informoi eurokomisarin Varheji edhe për nismën nga e mërkura e kaluar në Selanik, kur Ballkani Perëndimor u përfshi në dialogun për të ardhmen e Evropës.
Sipas Kabinetit të Varviciotisit, Varheji deklaroi se është posaçërisht I kënaqur nga nisma greke dhe e përshëndeti rolin aktiv të Greqisë në promovimin e idesë evropiane në Ballkan.
“Komisarit Varheji sot I potencova se Greqia e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. BE-ja duhet të jetë konsekuente dhe kredibile ndaj tyre. Do të vazhdojmë, fqinjëve tanë t’ua promovojmë idenë evropiane, sepse BE-ja është më e fuqishme kur është e bashkuar”, shkroi Varviciotis në profiling e tij zyrtar në Tuiter.
Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi, gjithashtu në Tuiter iu falënderua shefit alternative të diplomacisë greke, për, siç shkroi, diskutimin e mirë dhe shtoi se do të punojnë së bashku në prioritetet e tyre.