14.8 C
Skopje
Tuesday, September 27, 2022

Varheji: Nuk ka dyshim se Ballkani Perëndimor është tërësisht i përkushtuar të bëhet pjesë e BE-së

Shkup, 30 shtator – Zgjerimi gjithmonë ka sjellë mendime të fuqishme dhe shumë emocione, shumë optimizëm dhe pesimizëm ekstrem në të njëjtën kohë. Para së gjithash që të ketë sukses zgjerimi duhet përkushtim. Ky është investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe rritje ekonomike. Rruga drejt BE-së siç e dimë është e gjatë dhe e komplikuar përplot me sfida, por për mua nuk ka dyshim se Ballkani Perëndimor tërësisht është i përkushtuar në atë të bëhet pjesë e BE-së dhe prandaj ne përpiqemi më së shumti që kjo të ndodhë, theksoi sot eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varheji.

Ai në Forumin e sotëm të 8-të të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor theksoi se qytetarët në rajon fuqishëm e mbështesin integrimin e tij të plotë në BE.

“Dhe jo vetëm se ky është vetëm prioritet politik për elitat politike në këto vende, por gjithashtu është reflektim i mendimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të cilët fuqishëm e mbështesin integrimin e plotë të rajonit në BE”, theksoi Varheji.

Eurokomisari kujtoi se 30 vite me radhë politikisht, teknikisht dhe financiarisht i mbështesin përzgjedhjet politike të vendeve-kandidate.

“Tani në fund të këtij viti kemi mundësi dhe sfida të jashtëzakonshme për ta ndërtuar punën tonë dhe t’i japim moment të freskët procesit të zgjerimit. Javën e ardhshme do të mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor me çka do të konfirmohet përgjegjësia e jonë për rajonin. Kur bëhet fjalë për Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vetëm mund t’i përsëris fjalët e kryetares së Komisionit Evropian, Fon der Lajen, të arrihet marrëveshje për kornizë negociuese të pranueshme, që do ta hapë rrugën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të kryesisë sllovene”, tha Varheji.

Ai theksoi se pas ngjarjeve në Afganistan të gjithë janë të orientuar në hapat gjeopolitikë të cilët bëhen.

“Mendoj edhe për Evropën gjithashtu. Ajo gjithashtu bën gjithçka për fqinjët tanë dhe fqinjët e fqinjëve tanë, fqinjët me të cilët e ndajmë kontinentin janë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Tani me rëndësi kryesore për Evropën është ta realizojë përzgjedhjen më të rëndësishme gjeopolitike, që do të thotë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Prandaj unë vlerësoj se është duke u rritur kujdesi për këtë përzgjedhjen tonë, për këtë prioritet dhe për këtë shpresoj se javën e ardhshme do të dëgjohen shumë mesazhe të qarta nga liderët e Evropës dhe shumë qëllime të qarta në këtë drejtim”, konstatoi Varheji.

Gasper Dovzhan, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut theksoi se hapi i vetëm logjik për BE-në është procesi i zgjerimit.

“Gjithsesi Ballkani Perëndimor është pjesë e prioriteteve tona dhe besoj se zhvillimi, stabiliteti, prosperiteti i këtij rajoni është me interes strategjik të BE-së. Rajoni është definitivisht pjesë e Evropës, i rrethuar me vende-anëtare dhe nuk kemi opsion tjetër përveç se të vazhdojmë ta intensifikojmë bashkimin e shoqatave por gjithashtu të mbështesim edhe shoqatat rojanale, që gjithashtu është e rëndësishme”, theksoi Dovzhan.

Ai shtoi se zgjerimi në vitin 2014 ka sjellë progres dhe stabilitet.

“Ne besojmë se zgjerimi është shumë më shumë se çështje teknike, është çështje e madhe gjeostrategjike dhe prandaj na duhet ambicje dhe vullnet politik prej të dyja anëve që të shkohet përpara drejt qëllimit tonë të përbashkët. Por procesi nuk ka përfunduar akoma, prandaj me të vërtetë i mbështesim partnerët e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave të domosdoshme të cilat janë shumë të rëndësishme që të afrohen sa më afër procesit të zgjerimit”, theksoi Dovzhan.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img