7.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Vajza nga Likova kandidate e VV-së në Kosovë

Zirafete Ramadani, e lindur më 1985 në fshatin Likovë, Komuna e Likovës, Maqedonia e Veriut, kurse jeton në fshatin Beguncë.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Likovë kurse studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyror, drejtimi Informatikë me titullin: Inxhinier i diplomuar i Informatikës dhe vazhdoi rikualifikimin në të njëjtin univeristet për mësimdhënie.

Kurse studimet postdiplomike i vazhdoi në Universitetin e Evropës Juglindore në drejtimin Zbatimi i TIK- ut në procesin mësimor. Punon në Shkollën e Mesme të Lartë Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”- Viti prej vitit 2013-2014 ku edhe vazhdon të punojë aktualisht si mësimdhënëse e TIK-ut.

Është aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, prej viti 2016. Ndër prioritetet bazike të cilat do t’i shtynë përpara janë; përveç fushës së arsimit, ka edhe sfera tjera si; mbështetja e gjinisë femrore në vendimmarrje, si dhe çdo problematikë të qytetarëve prej nga edhe vjen.

Është e martuar dhe ka 3 fëmijë. Në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Zirafetja garon me numrin 17.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img