35.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

UEFA zbulon emrat e tre të nominuarve për çmimin e lojtarit dhe trajnerit të vitit

Lista fillestare e lojtarëve dhe trajnerëve u zgjodh nga grupi i studimit teknik të UEFA-s bazuar në performancën e tyre gjatë sezonit 2022/23 në nivel klubesh dhe kombëtare.

Tre kandidatët kryesorë u votuan më pas nga një juri e përbërë nga trajnerët e klubeve që luajtën në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve 2022/23, Ligës e Evropës dhe Ligësn e Konferencës, së bashku me trajnerët e kombëtares së meshkujve dhe ekipet e federatave anëtare të UEFA-s.

Pjesë e jurisë ishin edhe një grup gazetarësh të përzgjedhur nga Media Sportive Evropiane (ESM).

Trajnerëve dhe gazetarëve iu kërkua të zgjidhnin tre lojtarët dhe trajnerët e tyre më të mirë nga lista e ngushtë duke u ndarë përkatësisht pesë pikë, tre pikë dhe një pikë.

Rezultati përfundimtar u bazua në numrin total të votave të dhëna nga trajnerët dhe gazetarët. Trajnerët nuk u lejuan të votonin për lojtarët e ekipit të tyre.

Në treshen e lojtarëve më së shumti vota morën Kevin de Bruyne, Lionel Messi dhe Erling Haaland, ndërsa në treshen e trajnerëve më shumë u votuan Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.

Fituesi i çmimit për lojtarin dhe trajnerin e vitit do të shpallet në ceremoninë e shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2023/24 , e cila do të zhvillohet të enjten më 31 gusht në Monaco. 

Marketing
Related news