10.8 C
Skopje
Saturday, November 27, 2021

Trishtim dhe dhimbje: Së paku 20 nga viktimat janë nga Studeniçani, mes tyre mësuesja me vajzën e saj

Shkup, 23 nëntor – Në Komunën e Studeniçanit pikëllim dhe dhimbje të pamasë për bashkëqytetarët e tyre që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm të autobusit në autostradën Struma në Bullgari, transmeton TetovaSot. Ndër 46 viktimat e zjarrit që përfshiu autobusin, të paktën 20 e ndoshta edhe më shumë janë nga territori i kësaj komune.

“Sipas informacioneve jozyrtare të pakonfirmuara nga burime përkatëse, mbi 20 e më shumë nga të vdekurit janë nga komuna e Studeniçanit. Fatkeqësisht, nuk kemi fjalë ta përshkruajmë këtë tragjedi, pa marrë parasysh se disa nga viktimat janë nga Studeniçani”, ka thënë Nuhiu, Sekretar i komunës së Studeniçanit.

Ai konfirmoi se në mesin e të vdekurve ishte edhe mësuesja e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” së bashku me vajzën e saj të mitur, ndërsa në aksident komuna humbi nëpunësin e gjendjes civile, punonjës i Regjistrit pranë Njësisë Rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, i cili po udhëtonte në një ekskursion në Stamboll me gruan e tij.

“Disa nga familjarët e viktimave janë nisur drejt vendit të aksidentit në Bullgari, ndërsa të tjerët janë para agjencisë. Presim informacione nga autoritetet për tërë rastin”, ka thënë Nuhiu

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img