33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Trippier, transferimi i parë i madh i sheikëve te Newcastle

Newcastle United është duke planifikuar t’i bëjë disa transferime në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra angleze tashmë është nën pronësi të sheikëve nga Arabia Sauidte dhe duan të rikthejnë gjërat në favorin e tyre.

Kieran Trippier pritet të jetë transferimi i tyre i parë i madh në këtë afat kalimtar dhe sipas talkSPORT, marrëveshja është shumë afër të arrihet.

Lojtari e dëshiron të rikthehet në Ligën Premier, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Tottenhamit.

Newcastle tashmë ka filluar negociatat me përfaqësuesit e Trippier dhe në ditët e ardhshme pritet të arrihet marrëveshja në parim.

Klubi anglez e di se janari mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tyre, pasi rrezikojnë të bijën në Championship dhe u duhen disa transferime për ta parandaluar këtë gjë.

Newcastle është aktualisht në vendin e parafundit me dhjetë pikë, kanë vetëm një fitore, shtatë barazime dhe tetë humbje.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img