15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Trikoja me fyt është një klasikë e pazëvendësueshme e vjeshtës: Këto modele janë një hit absolut!

Trikoja e zezë zbret përkohësisht nga maja e listës së pjesëve më të dëshirueshme të vjeshtës

Trikoja me fyt klasike e pambuktë është konsideruar gjithmonë një investim i zgjuar, kurse ekspertët e modës e veçojnë atë si një pjesë të detyrueshme në gardërobën e çdo gruaje, transmeton Telegrafi.

Versionet e saj të zeza janë konsideruar si më të dëshiruarat prej vitesh, por ky sezon është koha ideale për të shtyrë kufijtë e modës kur bëhet fjalë për këto triko.

https://www.instagram.com/p/CUmOhsis9Rj/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo sugjerohet nga disa prej markave më të mëdha të disenjatorëve të sotëm, koleksionet aktuale të të cilëve janë zbukuruar me modele mbresëlënëse të trikove me fyt.

Pamja e tyre e veçantë theksohet nga printimet, dekorimet e ndryshme ose nga një kombinim imagjinar i ngjyrave.

Për t’u bërë shumë të popullarizuara në muajt në vazhdim, ata lanë të kuptohen veshjet e yjeve të stilit të rrugës, të tubuara në javët e modës në metropolet botërore.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img