2.8 C
Skopje
Friday, January 28, 2022

Treni del nga shinat në SHBA, 3 të vdekur dhe 50 të plagosur

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë lënduar pasi një tren doli nga shinat në Montana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Disa vagonë u shkëputën nga lokomotiva rreth orës 16:00 sipas orës lokale në afërsi të fshatit Joplin. Sipas mediave të huaja në tren ishin 141 pasagjerë dhe 16 persona nga stafi.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar për të evakuar pasagjerët, bëri me dije kompania. Ndërkohë që Bordi Kombëtar i Udhëtimit po heton për aksidentin.
Treni ishte duke udhëtuar nga Chicago për në Seattle dhe Portland.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img