21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Tre të arrestuar në Vlorë/ Njëri prej tyre me pistoletë, tjetri kishte thyer masën ‘arrest shtëpie’

Tre persona janë arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje dhe për thyerje të masës ‘arrest shtëpie’. Gjatë kontrollit policia në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë ka tentuar të kontrollojë fizikisht 3 të rinj, të cilët nuk kanë pranuar dhe janë larguar me vrap. Njëri prej tyre ka hedhur edhe çantën e dorës që mbante, brenda së cilës ishte edhe një pistoletë.

3 të rinjtë janë arrestua pak minuta më vonë, ku njëri prej tyre madje kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ , për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në pranga ranë:

– Marjan Brahimaj , 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;

– Xhuljo Likaj, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

– Çerçis Velaj, 25 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img