19.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Tragjedia në Shkodër, kërkohet ndërhyrja e Forcave të Armatosura për gjetjen e trupave të familjes Arrazi

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Një prej trupave u gjet rastësisht nga një peshkatar dhe i përkiste vajzës 9-vjeçare të familjes Arrazi.

Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i Agjencisë Kombëtare Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera. 

Marketing
Related news