19.8 C
Skopje
Friday, October 4, 2024

Tokë ose para në dorë, publikohet formula me të cilën do të bëhen shpronësimet në Porto Romano

Pronë private me tokë shtetërore ose para në dorë… do të jetë kjo formula me anë të cilës do të shpronësohen ata që preken nga ndërtimit i portit të ri tregtar të integruar në Porto Romano. Tre ditë nga hapja e garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri, në Fletoren Zyrtare është publikuar edhe vendimi i Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve.

Nëpërmjet   shkëmbimit të pasurisë, pronë private, që shpronësohet  me  një  pasuri  tjetër  të paluajtshme, në pronësi të shtetit me të njëjtën vlerë me pasurinë që shpronësohet si dhe nëpërmjet kombinimit të formës së shpërblimit në  vlerë  financiare me shkëmbimin në natyrë  të pasurisë, pronë private, që shpronësohet me një pasuri të paluajtshme në pronësi të  shtetit.

Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve

Janë gjithsej  309 pronarë të pasurive të paluajtshme me sipërfaqe gati 1.5 milionë m2 që preken nga projekti. Vlera e shpronësimeve përllogaritet në mbi 821 milionë lekë. (grafik 1) Kjo shumë do të përdoret në rastet kur nuk do të arrihet marrëveshja për shkëmbim pronë private me tokë shtetërore.

Në  rast  se  ky  kusht  nuk  plotësohet,  mungesa  e dakordësisë për dhënien e pëlqimit për trajtimin me shpërblim  në  natyrën nga ana e subjektit  që  do  të shpronësohet nuk e pengon vijimin e procedurës së shpronësimit, pasi kompensimi i pronarit të pasurisë së  paluajtshme,  pronë  private, në këtë rast do  të bëhet  me  vlerë  financiare.

Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve

Autoriteti Portual Durrës çeli të martën procedurën që ka në objekt ndërtimin e “Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I” me një fond limit 39.3 miliardë lekë apo rreth 390 milionë euro. Faza e parë e punimeve për portin llogaritet në 1220 ditë apo rreth 3.5 vite.

Marketing
Related news