6.8 C
Skopje
Friday, December 9, 2022

Tibet, përurohet autostrada më e lartë në botë

Autostrada Lhasa-Nagqu, pjesë e autostradës Pekin-Lhasa (G6), u vu në shfrytëzim të shtunën.

Kjo rrugë, me një gjatësi 295 km dhe një lartësi mesatare 4500 metra mbi nivelin e detit, është autostrada më e lartë në botë.

Kjo është gjithashtu autostrada e parë që lidh Lhasën, kryeqendrën e Rajonit Autonom të Tibetit, dhe stepën në Tibetin Verior.

Autostrada përshkon stepat, malet me dëborë e ligatinat dhe lidh shumë pika turistike, si burimi gjeotermik Yangbajain dhe liqeni Namtso etj.

“Kemi marrë plotësisht parasysh brishtësinë e ekologjisë në rrafshnaltë dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit gjatë procesit të projektimit dhe ndërtimit,” tha Wangjie Tsering, drejtori i ndërtimit të pjesës Nayang të kësaj autostrade.

Një sasi e madhe parash u shpenzuan për krijimin e rrugëkalimeve për kafshët e egra dhe bagëtitë përgjatë rrugës dhe për mbrojtjen e livadheve alpine, shtoi Wangjie Tsering.

Autostrada e shpejtë Lhasa-Nagqu shkurton kohën e udhëtimit me makinë nga Lhasa në Nagqu nga më shumë se 6 orë në 3 orë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img