0.8 C
Skopje
Sunday, November 27, 2022

The Lancet: Parandalimi dhe kontrolli i Kinës ndaj COVID-19 sjell shans për bashkëpunim global

Më 10 prill, revista prestigjoze britanike “The Lancet” publikoi artikullin me titull “Parandalimi dhe kontrolli i Kinës ndaj epidemisë COVID-19 sjell shans për bashkëpunim global”. Në këtë artikull janë rishikuar përvojat e Kinës në parandalimin epidemik.

Në këtë artikull thuhet: “Pas ‘rihapjes’ së Wuhan-it, janë kontrolluar me sukses rastet e reja dhe rastet nga jashtë si dhe është vendosur gjallëria në jetën shoqërore dhe ekonomike. Edhe pse ka patur raste të pakta në disa krahina të Kinës, ato janë vënë nën kontroll në mënyrë efektive. Por si arriti Kina ta vendosë nën kontroll epideminë? A mund të mësojnë vendet e tjera nga përvoja e suksesshme e Kinës?

“Siç prezantohet nga qendra e kontrollit epidemik e Kinës, masat e Kinës janë testimi aktiv i njerëzve dhe karantinimi i rreptë. Për të garantuar këtë, Kina ka testuar çdo person të infektuar dhe të gjithë njerëzit e dyshuar që kanë pasur kontakt me të infektuarin. Qeveria kineze i inkurajon banorët të mos planifikojnë udhëtime që nuk janë të domosdoshme dhe qeveritë vendore kanë marrë masa të rrepta karantinuese dhe anti-epidemike,” thuhet në këtë artikull.

“Për realizimin e masave të Kinës në shëndetësinë publike, qytetarët kanë qenë shumë bashkëpunues dhe kjo vjen nga besimi që ata kanë te qeveria. Prandaj masat kundër epidemisë kanë qenë efektive. Vendet e tjera duhet të mësojnë nga përvoja e Kinës në shëndetin publik,” vijon artikulli.

“The Lancet” thekson se në fushën e shkencës dhe të shëndetësisë, bashkëpunimi është më i domosdoshëm se përballja. Tani, përballimi i sfidave botërore në shëndetësinë publike kërkon reagimin dhe bashkëpunimin e palëve.

“Vendet e ndryshme duhet të krijojnë nyjën e bashkëpunimit me besim të ndërsjellë. Tani që pandemia COVID-19 vijon në botë, kjo nuk është koha për konkurrencë, por për bashkëpunim dhe përpjekje të përbashkëta,” shkruhet në “The Lancet”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img