23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Teuta Arifi: Vajzat e klubit të futbollit të femrave “Shkëndija” – Tetovë janë margaritari i sportit në qytetin tonë!

Shkup, 25 tetor – Kandidatja për kryetar të Tetovës, Teuta Arifi ka vizituar sonte klubin futbollistik të femrave “Shkëndija” – Tetovë, ku ka ndarë momentet e kaluara në Facebook.

Vajzat e klubit të futbollit të femrave “Shkëndija” – Tetovë janë margaritari i sportit në qytetin tonë! 

Këto vajza përplot energji dhe elan garojnë në ligën e parë të futbollit të femrave ne vend dhe në vazhdimësi kanë dëshmuar rezultate dhe suksese fantastike. Shumë nga gocat janë edhe pjesë e përfaqësueses së futbollit të femrave të RMV!

Dua të përshëndes edhe punën e palodhshme të trajnerit Shpëtim Kuçi, i cili bashkë me stafin po bëjnë një punë të përkryer për të promovuar dhe avancuar këtë skuadër të jashtëzakonshme! 

Deri më tani kemi përkrahur dhe mbështetur KFF “Shkëndija”, dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen! 

Suksese goca! 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img