10.8 C
Skopje
Saturday, November 27, 2021

Tetovarët nisin ta marrin edhe dozën e tretë! Rivaksinohen ata që para gjashtë muajsh e kanë pranuar dozën e dytë

Shkup, 11 tetor – Edhe pse ditë feste, qendra për vaksinim në Tetovë nuk i mbylli dyert. Mjeku Besnik Mustafai thotë janë duke u vaksinuar ata që kanë terminë, ndërsa qytetarët kanë filluar që të pranojnë edhe dozën e tretë e vaksinave. Atë po e marrin ata qytetarë që para gjashtë muajsh e kanë pranuar dozën e dytë.

“Kushti primar është që minimum të ketë kaluar gjashtë muaj nga pranimi i dozës së dytë, kjo aplikohet tek pacientët që kanë kaluar moshën 60-vjeçare, të sëmurët kronikë edhe tek pacientët me vetë dëshirë që kanë kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë, mund të aplikojnë edhe të marrën dozën e tretë”, tha mjeku Besnik Mustafai.

Qries
Takuam edhe qytetarë që kishin ardhur të marrin dozën e tretë. Për këtë kanë vendosur, pasi siç thonë, çdo ditë janë të ekspozuar ndaj rrezikut, ndërsa apelojnë tek të gjithë që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Jam i punonjës shëndetësor edhe përballem me rrezikun çdo ditë, për këtë vendosa që të vaksinohem, dozën e parë e mora Sputnik në Shkup dhe tani dozën e tretë Fajzer”.

“Rekomandimet e mija janë që t’u përmbahemi rekomandimeve dhe porosia ime është të vaksinohen të gjithë”.

Vaksinimi në Tetovë është duke vazhduar në disa pika. Deri më tani niveli i vaksinimit ka arritur në 45%, ndërsa interesimi për t’u vaksinuar filloi të shtohet kur Qeveria shtrëngoi masat për lëvizjen e qytetarëve pa certifikatë vaksinimi.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img