21.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

“Tetova së shpejti do të ketë një plan të detajuar për zhvillim mobil urban”

Shkup, 4 tetor – Në Çarshi të epërme, para taksistëve dhe pronarëve të bizneseve të vogla në këtë pjesë të qytetit, Sadi Bexheti, prezantoi planin e tij për zgjidhje e ngërçit nga trafiku i rënduar.

Ai para tyre, theksoi se Tetova së shpejti do të ketë një plan të detajuar për zhvillim mobil urban.

Po ashtu, Bexheti tha se  si pjesë e realizimit të këtij plani do të jetë zgjidhja që parashihet nga ekspertët për zhvillim urban nga universiteti i Cambridge.

Ndërtimi i parkingjeve në katër hyrjet kryesore të qytetit, ndërtimi i parkingjeve të reja në qytet, dhënia e licencave për parkingje private brenda qytetit, organizimi i transportit me cmim simbolik, formimi i ndërmarjes që do të menaxhjë me bicikletat, janë disa nga pikat kryesore që iu premtoi Sadi Bexheti qytetarëve të Tetovës./ Alsat.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img