5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Takim Pendarovski – Guteresh: Zhbllokimi i integrimeve evropiane me interes për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës në tërësi

Shkup, 24 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme, në Nju-Jork u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, me çka ishin shkëmbyer mendime për aktivitetet gjithëpërfshirëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të KB-së, si dhe për rolin e organizimit në përballjen me çështjet globale.

Siç njoftuan nga kabineti i presidentit, në këtë kontekst, sekretari i përgjithshëm Guteresh shprehu mirënjohje për solidaritetin e treguar nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut me përfshirjen në aksionin global humanitar për pranim të përkohshëm të qytetarëve nga Afganistani.

Në takim, bëhet e ditur, ishte theksuar rëndësia e Marrëveshjes së Prespës, e lidhur nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, si shembull se edhe çështjet më komplekse të hapura mund të zgjidhen nëse për këtë ekziston vullnet politik dhe lidership i fuqishëm.

“Dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale sa i përket perspektivës evropiane, përfshirë edhe çështjen e hapur me Republikën e Bullgarisë. Dy bashkëbiseduesit konstatuan se zhbllokimi i procesit eurointegrues është në interes të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe të Evropës në tërësi”, qëndron në kumtesë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img