0.8 C
Skopje
Wednesday, January 19, 2022

Takim i drejtorit të BSP Tasevski me drejtorin e Shërbimit federal hetues Holcer

Shkup, 12 tetor – Drejtori i Shërbimit Federal Hetues të Austrisë, Andreas Holcer sot ishte për vizitë zyrtare pune në Byronë për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast u mbajt edhe takim me drejtorin e BSP, Sasho Tasevski.

Bashkëpunimi i ndërsjellë policor në luftën kundër terrorizmit, kiber krimit, emigracionit ilegal dhe trafikimit me drogë dhe potencialet për përmirësimin e saj, ishin temat, në të cilat është biseduar në takim, kumtuan nga MPB-ja.

Në kuadër të vizitës u zbatua edhe stërvitja operative-teknike në bregun e Strugës nga Liqeni i Ohrit, për zbatimin e të cilit ishin angazhuar Njësiti për sistemim të shpejtë, Njësiti special antiterror Tigrat dhe Njësiti i helikopterëve pranë MPB-së.

Në stërvitje përmes disa pikave të ndryshme janë demonstruar mjeshtëritë e tyre, aftësi taktike-teknike dhe shkalla e lartë e koordinimit të domosdoshëm dhe standardeve profesionale për veprim të shpejtë dhe efikas. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img