25.8 C
Skopje
Tuesday, September 26, 2023

Studimi: Vaksina e “Sinovac”-ut, efektive kundër variantit P1 të virusit të zbuluar në Brazil

Të dhënat paraprake nga një studim në Brazil tregojnë se vaksina ndaj COVID-19 e prodhuar nga kompania “Sinovac Biotech” e Kinës është efektive kundër variantit P1 të koronavirusit të zbuluar për herë të parë në Brazil, tha për “Reuters”-in të hënën një burim që ka njohuri mbi studimin.

Burimi i lajmit, i cili nuk dha detaje të të dhënave, tha se në studim ishte testuar gjaku i njerëzve të vaksinuar kundër këtij varianti. “CoronaVac” e kompanisë “Sinovac” është vaksina kryesore që përdoret tani në Brazil.

Marketing
Related news