3.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Stoev: Sofja pret hapa konkrete nga Shkupi për realizim të përhershëm të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Sofje, 12 tetor – Shefi i diplomacisë bullgare Svetllan Stoev sot në konferencë për shtyp në Sofje me kolegun e tij kroat Gordan Gërliq Radman deklaroi se për Bullgarinë prioritet kryesor i jashtëm politik mbetet ribashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Stoev theksoi se Bullgaria ka investuar shumë në dialogun me Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe ajo se pret veprime konkrete nga Shkupi për zbatim të përhershëm të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga viti 2017, si dhe respektim të të drejtave të qytetarëve me vetëdije bullgare.
Stoev informoi se negociatat në niel të shpejtë midis Shkupit dhe Sofjes po vijojnë dhe se janë dorëzuar propozimet dhe tekstet bullfare.

Ai theksoi se deri në fund të tetorit do të ketë rreth të ri të konsultimeve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe nëse arrihet harmonizim, ajo që do të dakordohet, mund të nënshkruhet nga dy ministra të punëve të jashtme.

Stoev tha edhe se vazhdon dialogu për këtë çështje edhe me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji.

Nga ana e tij, ministri kroat Radman tha se Zagrebi e mbështet zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, por pasi do të realizohen të gjitha kushtet e nevojshme për këtë.

Në përgjigje të pyetjes nëse kërkesat bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut mund të kuptohen në Zagreb, Radman shfaqi shpresë se ato do të zgjidhen në frymë evropiane, duke shtuar se miqtë e Kroacisë janë edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img