25.8 C
Skopje
Tuesday, September 26, 2023

Spasovski: Rritje e konfiskimit të armëve dhe municionit për 20 për qind

Shkup, 17 gusht – Lufta kundër tregtisë ilegale me armë ka shënuar rritje të konfiskimit të armëve dhe municionit prej 20 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Janë zbuluar 76 vepra penale, është shpartalluar një grup i organizuar kriminal prej 10 anëtarësh, janë denoncuar penalisht 90 kryerës. Janë konfiskuar edhe 72 copë armë dhe 39.345 copë municion”, theksohet në statusin në Fejsbuk të ministrit Spasovski.

Marketing
Related news