Shkup, 15 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot iu drejtua promovimit solemn të maturantëve të ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Sigurisë – Shkup në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” dhe ka uruar të gjithë maturantët, të cilët sot zyrtarisht përfundojnë pjesën e rrugës akademike të kaluar në këtë institucion të njohur të arsimit të lartë.
Ai i përgëzoi edhe profesorët për, siç tha, performancën e një gjenerate tjetër, cilësore dhe të vlefshme të maturantëve, të cilët duke gjetur vendin e merituar në shoqëri, padyshim do të kenë kontribut të fuqishëm në zhvillimin dhe përparimin e saj.
Ministri Spasovski njoftoi se për herë të parë që nga janari i vitit 2022, disa qindra studentë do të mund të aplikojnë menjëherë për punësim në MPB.
Dekani Nikolla Dujovski theksoi se Fakulteti i Sigurisë është ndër të paktët që ka numër dyshifror të të diplomuarve dhe jo të punësuar. Ai ka konfirmuar se brenda pak javësh të gjithë maturantët e këtij Fakulteti do të mund të aplikojnë në konkurs, i cili siç tha ai do t’i zvogëlojë seriozisht këto shifra në më pak se 100 të diplomuar që kërkojnë punë.
Studentëve të diplomuar urime dhe suksese u dëshiroj edhe Sasho Korunovski, rektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” i cili theksoj se arsimi dhe dija janë nafta e shekullit 21.