19.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Sot dita e fundit e fushatës, VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë

Shkup, 6 maj – Sot është dita e fundit e fushatës së zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të presidencialeve, që do të mbahen më 8 maj.

Në këtë ditë të fundit partitë mbajnë tubimet dhe prezantimet e fundit.

VLEN sonte në Tetovë do të mbajë tubimin përmbyllës në sheshin “Iliria” me fillim prej orës 20:00.

Kandidati për president Stevo Pendarovski dhe koalicioni i partive të LSDM sot do të mbajnë tubimin përmbyllës në Shkup. E majta sot në mesditë do të përmbyll fushatën në Shkup.

Fushata për zgjedhjet presidenciale ka nisur menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve, ndërsa fushata njëzet ditore për zgjedhjet parlamentare ka nisur me 18 prill. Në mesnatë nis heshtja para zgjedhjeve, e cila përfundon me mbylljen e qendrave të votimit më 8 maj në orën 19:00.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, votuesit do të mund të zgjedhin mes dy kandidatëve për president: Gordana Siljanovska Davkovës, të mbështetur nga VMRO-DPMNE, e cila në rrethin e parë të zgjedhjeve të 24 prillit fitoi 363.085 vota dhe Stevo Pendarovskit, i cili mori 180.499 vota.

Në zgjedhjet parlamentare, votuesit do të mund të zgjedhin një nga 17 listat e kandidatëve. Lista e kandidatëve për deputetë ka Koalicioni për Ardhmë Evropiane të udhëhequr nga LSDM, Koalicioni “Maqedonia juaj” e VMRO-DPMNE, Koalicioni Trimat për Maqedoninë i udhëhequr nga GROM, Koalicioni Fronti Evropian i BDI-së, partia politike e Majtë, Koalicioni. nga blloku opozitar shqiptar “Vredi”, partia politike Lëvizja E DI – Për Maqedoninë tonë, Maqedonia e Bashkuar, Alternativa e Re Shkupi, AVAJA, Lëvizja Qytetare Evropiane, Epoka e Tretë e Maqedonisë/Listat e Pavarura Maqedonase – Sovranistët, Partia juaj, Rodina Maqedonia, Desna , Demokratët Shkup dhe Partia e Punëtorëve. Vendi është i ndarë në gjashtë zona zgjedhore dhe disa koalicione dhe parti kanë lista vetëm për disa prej zonave.

Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë të drejtë të votojnë 1.814.317 zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet parlamentare kanë të drejtë vote 1.815.350 zgjedhës. Diferenca në vota është 1033, përgjithësisht për shkak të moshës madhore të qytetarëve.

Marketing
Related news