22.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Snopçe: Kemi mbledhur 61 nënshkrime, qeveria është jolegjitime

Shkup, 6 nëntor – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe për “TV21”, foli për nënshkrimet e mbledhura mbrëmë në Kuvend.

Ai tha se 61 nënshkrimet e mbledhura dëshmojnë se qeveria aktuale është jo legjitime.

“Partitë politike të cilët nuk janë pjesë e e këtij regjimi hibrid, regjimit më të korruptuar në rajon i tejkaluan dallimet e tyre dhe ne fakt i mblodhëm 61 nënshkrime që t’i dëshmojmë qeverisë se është jo legjitime”, u shpreh deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.

Në pyetjen se a janë të sigurt 61 nënshkrimet e mbledhura, Snopçe tha se 61 deputetë, 61 burra, 61 njerëz serioz të zgjedhur nga populli kanë deponuar nënshkrimin.

“61 deputetë, 61 burra, 61 njerëz serioz të zgjedhur nga populli kanë deponuar nënshkrimet. E tani flasim a janë të sigurt. Kjo shumicë prej 61 do të rritet ditët në vijim, ju garantoj, sepse deputetët e zgjedhur nga populli kanë deponuar nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë.

Këto njerëz të gjithë kanë luftuar kundër kësaj Qeverie për shkak se kanë konsideruar se kjo qeveri është e kriminalizuar, e korruptuar dhe normalisht siç thash paraprakisht instancat ndërkombëtare e quanin qeveri hibride”, theksoi Snopçe.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img