19.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Smilevski: Prioritet është ndërtimi i kanalizimit atmosferik dhe 4 garazhe në kate

Shkup, 4 tetor – Ndërtimi i kanalizimit atmosferik është prioritet në programin tim. Kështu deklaroi kandidati për kryetar komune në Butel, nga radhët e LSDM-së, Velimir Smilevski në një debat në televizionin Klan, transmeton Zhurnal.

“Përpos kanalizimit atmosferik, projekte kyçe dhe në fazë përfundimtare janë ndërtimi i çerdhes në shkollën fillore “Shën Klimenti” menjëherë pas zgjedhjeve, si dhe shkolla në Vizbeg për të cilën hapja e tenderit është paraparë më 12 tetor. Janë paraparë garazhe në kate – dy garazhe në kate në Shkup Veri, një në Qendrën Tregtare “Zhivko Brajkovski” dhe në Radishan. Shumë me rëndësi për banorët e Butelit 1 është që me dislokimin e SP në Rasadnik do të ndërtojmë dhe një treg të gjelbër”, tha Smilevski.

Sipas tij, gjithçka që kanë premtuar ose e kanë realizuar ose është në fazë përfundimtare.

“Lidhur me premtimin e Poliklinikës prioritet është të përfundojë ambulanta e cila po ndërtohet, si dhe negociatat me ministren për punë dhe politikë sociale dhe ministrinë e shëndetësisë për ndryshim të dy objekteve që i shfrytëzojnë. Problemi me poliklinikën është se nuk ishte paraparë lokacion për ndërtimin e saj, gjegjësisht planifikohej në vendin e ambulancës ekzistuese, e tani u hap PDU i ri ku është vizatuar parcelë e re për ndërtim.

Rreth ngrohjes është përgatitur zgjidhje teknike nga ana e udhëheqësisë së re e ndërmarjes komunale, janë fituar të gjitha licencat, procedura në këshill është në fazë përfundimtare. Është interesante se pjesë e parcelës e paraparë për stacionin e zjarrfikësve nga udhëheqësia e kaluar është shitur me lecitacion nga ministria e transportit, ndërsa përmes komunës, në lumin Serava janë ndërtuar 200 metra nga korita, janë pastruar 1000 metra nga korita. Kemi 250 projekte për të cilat qytetarët duhet të dëgjojnë”, tha Smilevski.//Zhurnal.mk

Marketing
Related news