23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

“Skandal”, Një ditë para zgjedhjeve, në oborrin e një shtëpie në Gjorçe Petrov bëhet tregti me blerje të votave

Shkup, 30 tetor – Mediat maqedone “A1on” ka publikuar një video se si një ditë para zgjedhjeve lokale, bëhet tregti me blerje të votave në Gjorçe Petrov – Shkup.

Siç raporton “A1on”, qytetarë romë në Gjorçe Petrov janë incizuar duke lënë letërnjoftimet e tyre një ditë para zgjedhjeve. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për ryshfet, një ditë para zgjedhjeve, gjatë heshtjes zgjedhore.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një shtëpie nga ku dhjetëra romë janë thirrur për t’i sjellur letërnjoftimet e tyre.

Në video shihet se si bëhen kopje të letërnjoftimeve të tyre.

Për ngjarjen është njoftuar policia e cila po ndërmerr masat e nevojshme.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img