21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Skadon afati për parashtrimin e raporteve nga mediat për hapësirën e marketingut deri tek ESHR

Shkup, 30 tetor – Të gjitha mediat që kanë marrë pjesë në mbulimin  e procesit zgjedhor për rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2021, janë të obliguar të dorëzojnë raport për hapësirën e marketingut deri tek Enti shtetëror për revizion deri sot në mesnatë.

Transmetuesi apo media e shkruar që nuk do të raportojë për hapësirën reklamuese të përdorur nga secili pjesëmarrës në fushatën zgjedhore dhe mjetet që paguhen apo kërkohen në bazë të kësaj, duhet të paguajë gjobë në shumë prej katër mijë eurove dhe gjobë në shuma prej 500 deri në 1500 euro për kundërvajtje do t’i shqiptohet kryeredaktorit.

Arkivi për pranimin e raporteve të Entit Shtetëror për Revizion do të punojë sot nga ora 24:00, dhe njëkohësisht do të mundësojë pranimin elektronik të tyre në adresën zyrtare të ESHR-së dzr@dzr.gov.mk.

Në pajtim me dispozitat e nenit 85 të Kodit Zgjedhor, obligohen të gjithë transmetuesit, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet elektronike) në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë marrë pjesë në pasqyrimin mediatik të procesit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2021. Entit shtetëror për revizion më vonë se 15 ditë nga përfundimi i fushatës zgjedhore për raundin e parë, pra deri më 30 tetor 2021, të paraqesë Raport për hapësirën reklamuese të përdorur nga secili prej pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore dhe fondet që paguhen ose kërkohen mbi atë bazë.

Formulari për raportin është përshkruar me Rregulloren për formën e raportit për hapësirën reklamuese që e shfrytëzon secili nga organizatorët e fushatës zgjedhore dhe mjetet që paguhen ose kërkohen në bazë të kësaj (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 79/11 dhe 60/14 ), si dhe është i disponueshëm në faqen zyrtare të Entit shtetëror për revizion.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img