Prohor Pçinjski, 2 gusht – Marrëdhëniet ndërmjet shteteve janë të jashtëzakonshme dhe jashtëzkaonisht skandinave në Ballkan, vlerësoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit dypalësh me homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiq, në manastirin Prohor Pçinjski. Të dy presidentët pas takimit dypalësh shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet e deritanishme dhe besimin se ato do të vazhdojnë të zhvillohen.
Siljanovska Davkova theksoi se KAÇKM është Ilindeni ynë i dytë, më i rëndësishmi ose festa e festave për ne, sepse, thotë ajo, është dita e krijimit të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë, tha presidentja.
“Marrëdhëniet sot i quajta dhe këtu do t’i përsëris, si jashtëzakonisht skandinave në Ballkan, sepse atë që bëri Danimarka, Finlanda, dhe Suedia për Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë unë sot e ndjeva këtu”, tha presidentja.
Siljanovska Davkova në një deklaratë për mediat tha se është përkrahëse e bashkëpunimit rajonal, dhe beson në mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Në lidhje me hekurudhat ajo tha se është e rëndësishmer dhe është në kompetencë të Qeverisë.
Presidenti Vuçiq pas takimit dypalësh i uroi qytetarët për festën e Ilindenit, ndërsa presidentes i dëshiroi punë të suksesshme në vitet në vijim, ndërsa në Serbi të ndjehet si në shtëpinë e saj dhe se gjithmonë është e mirëseardhur.
Foto: Kabineti i presidentes