22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Shtypi frankofon me reagime për dorëheqjen e kryeministrit Zaev

Shkup, 1 nëntor – Shtypi francez dhe frankofon e transmetuan menjëherë lajmin e agjencisë për dorëheqjen e kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas humbjes në zgjedhjet lokale, informon korrespondenti i MIA-s.

Për “Le Mond” të Parisit, dorëheqja vijon pasi partia e majtë LSDM e humbi kryeqytetin Shkupin dhe shumicën e qyteteve më të mëdha në vend. Por, gjatë kësaj gazeta prestigjioze parisiene shton se kryeministri në dorëheqje Zaev, refuzon të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për radion ndërkombëtare franceze RFI, mosbesimi është i madh për Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë, e cila e humbi kryeqytetin Shkupin, por edhe gati të gjitha qytetet më të mëdha në shtet në interes të nacionalistëve konservatorë të VMRO-DPMNE-së.

Gjatë kësaj thekson, se në kuadër të bashkësisë shqiptare, e cila përfaqëson një të katërtën e popullsisë në vend, BDI-ja, partner më i vogël i koalicionit qeveritar, gjithashtu, e humbi bastionin e saj në Tetovë.

Si rezultat i asaj se “ishte i shtangur nga përmasat e papritura nga kjo humbje, kryeministri Zoran Zaev të dielën në mbrëmje dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij, duke e futur vendin e brishtë, të vogël në një fazë të re të pasigurisë”, theksoi RFI.

Duke u kthyer në pushtet në vitin 2017 pas një dekade të sundimit nacionalist, socialdemokratët kishin shumicë shumë të ngushtë në Parlament, të cilën nacionalistët ndoshta do të mund ta mposhtin pa thirrur zgjedhje parlamentare.

“E ndërmarr përgjegjësinë për këto rezultate në zgjedhje. Tërhiqem nga funksioni im i kryeministrit, e transmeton Le Mondi parisien deklaratën e Zaevit para gazetarëve.

Mediat franceze përkujtojnë se në këto zgjedhje, rrethi i dytë i të cilave u mbajt këtë të diel, LSDM e humbi kryeqytetin Shkupin dhe shumë qytete të tjera të mëdha dhe qendra urbane në vend, pasi në vitin 2017 fitoi më shumë se gjysmën nga 80 komunat në Maqedoninë e Veriut.

“Unë solla liri dhe demokraci, ndërsa demokracia nënkupton marrjen e përgjegjësisë, e transmetojnë “Le Figaro”, “Le Poant” pjesën tjetër të deklaratës së Zaevit, i cili gjithashtu, dha dorëheqje nga funksioni kryetar i LSDM-së.

Gazeta zvicrane “24 orë” konsideron se Zaevi përgatiti befasi me dorëheqjen e tij të mbrëmshme. Ngjashëm mendon edhe gazeta zvicrane “Le Matin” për të cilën dorëheqja e Zaevit është befasi, dhe se kjo është “ngjarje e rrallë në vend dhe rajon”.

Parlamenti së pari duhet ta konfirmojë këtë dorëheqjen sqaron “Le Mond” parisien. I cili si edhe mediat e tjera përkujtojnë se Zaevi ishte zgjedhur kryeministër në vitin 2017, ku i dha fund sundimit dhjetëvjeçar të Nikolla Gruevskit dhe partisë së tij të djathtë, VMRO-DPMNE, të tronditur nga skandali me përgjimin e jashtëligjshëm që dukej se e reflekton korrupsionin e pakontrolluar.

Duke e shpallur fitoren e VMRO-DPMNE-së, lideri i saj aktual, Hristian Mickovski, vlerësoi se “pushteti e ka humbur legjitimitetin”. Mickovski shfaqi shpresë se ky “realitet i ri do të manifestohet në Kuvend”. “Megjithatë zgjidhja më e mirë do të ishte kjo të ndodhë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, transmetojnë mediat frankofone.

Zoran Zaev, siç shkruajnë mediat, është kundër zgjedhjeve të parakohshme dhe ka për qëllim që të sigurojë shumicë në Kuvend për qeveri të re të LSDM-së dhe aleatëve të saj. Më tutje bëhet përkujtim se në vitin 2018, Zaevi arriti marrëveshje me Athinën me të cilën u zgjidh kontesti me Greqinë për emrin e Maqedonisë, me plane për shtimin e mbiemrit “E veriut” të emrit të vendit që të shmanget hutia me krahinën greke me emrin e njëjtë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img