16.8 C
Skopje
Thursday, March 28, 2024

Shtyhet gjykimi për rastin “Besa Trans”

Shkup, 2 shkurt – Është shtyrë seanca për gjykimin në rastin “Besa Trans”. Arsyeja për këtë është mungesa e përfaqësuesit të Doganës si dëshmitar i propozuar nga Prokuroria Publike, informon Zhurnal.

Pronari i Besa Trans, Bekim Haxhiu, dhe përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”, Shaban Hoxha, më parë u sqaruan se nuk ndjehen fajtor për “falsifikim të dokumenteve” vepër penale për të cilën ata ngarkohen.

Sipas akuzës, Haxhiu si menaxher i kompanisë “Besa Trans”, përmes shoferëve të autobusëve në pronësi të firmës, ka përdorur dokumente të falsifikuara – çertifikatë nga licenca për kryerjen e transportit ndërkombëtar.

Procesin e udhëheqë gjykatësi Ivica Stefanovski, përfaqësues i akuzës është prokurori Vlladimir Milloshevski.

Përndyshe më 23 nëntor 2021 në Struma të Bullgarisë humbën jetën gjithsej 45 udhëtarë nga djegja e autobusit./Zhurnal.mk

Marketing
Related news