33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Shtyhet gjykimi i rastit “Shkallët spanjolle”, gjykimi i ardhshëm në janar

Shkup, 15 dhjetor – Gjykimi për rastin “Shkallët spanjolle” shtyhet më 18 janar të vitit 2022 për shkak të lëndimit të të akuzuarit të parë, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski.

Gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska në fillim të seancës së sotme, informoj se mbrojtja e Janakievskit ka dorëzuar dokument nga kontrolli mjekësor të datës 13.12.2021 në “Axhibadem Sistina”.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për frakturë në gjunjë dhe po rekomandohet pushim i të akuzuarit, seanca e sotshme shtyhet”, deklaroi gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska.

Në rastin “Shkallët spanjolle”, përskaj ish-ministrit Janakieski, akuzohen edhe Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezhana Krstevska, Risto Papazov, Lidija Smilanovska dhe Marjan Jovanov.

Ata akuzohen se me shitjen e paligjshme të parcelave para ndërtesës së EVN-s në sheshin në Shkup kanë dëmtuar shtetin për 2,6 milion euro.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img