15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Shtohen barrikadat në Bërnjak, edhe tre kamionë me zhavor vendosen në rrugë

Protestuesit serb kanë shtuar barrikadat që po shërbejnë për të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas raportimeve nga pjesa veriore e vendit, protestuesit kanë vendosur sot edhe tre kamionë me zhavor, duke e vështirësuar edhe më shumë qarkullimin në atë pjesë.

Mëngjesin e sotëm në veri është shtuar edhe numri i protestuesve, ndërsa barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit.

Kujtojmë se së fundmi në veri kanë shkuar edhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët kanë deklaruar se janë duke biseduar me palët për të ulur tensionet. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img