19.8 C
Skopje
Friday, October 4, 2024

Shqipëria dhe Kina synojnë intensifikimin e bashkëpunimit

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me Kinën po synon jo vetëm rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, por edhe një interes në rritje të bizneseve private, shkruan “RTSH”. Në një konferencë “online” më shumë se 60 biznese vendase shprehën nevojën për bashkëpunim e shkëmbim të ndërsjellë me kompani kineze. Bëhet fjalë për sektorë si industria, përfshirë elektronikën dhe pajisjet elektrike, pajisjet e ndriçimit, automjetet, makineri, pajisje fizike kompjuterash, energji, materialet e ndërtimit, pajisje mjekësore deri edhe produkte shëndetësore, ushqim, këpucë, tekstile dhe veshje.

Bizneset shqiptare diskutuan me autoritetet, përfshirë përfaqësuesit e Ambasadës së Kinës në Tiranë, por edhe organizatorët e konferencës të Qendrës së Tregtisë së Jashmte të Kinës dhe të Panairit Kanton.

Kina është tani partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian në vitin 2020.

Tregtia Kinë-BE ishte në vlerën e 709 miliardë dollarëve vitin e kaluar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se makineritë dhe pajisjet elektrike dhe pjesët e tyre janë grupi më i importuar nga Kina, me një vlerë mbi 100 milionë euro në 2019-n. Sipas të dhënave të INSTAT, tregtia me Kinën gjatë vitit të kaluar u zgjerua kryesisht në drejtim të importeve, të cilat shënuan një vlerë prej mbi 450 milionë euro. Kina është partneri i tretë i vendit tonë sa u përket importeve.

Veshjet janë grupi i katërt dhe i pestë mallrave më të importuara nga Kina për tregun shqiptar me një vlerë prej 5.2 miliardë lekësh, me një rritje 17% krahasuar me vitin 2018.

Marketing
Related news