6.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

Shqipëri-Itali, marrëveshje për trajtimin e fëmijëve hemofilikë

Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit Shqipëri-Itali, për sigurimin e faktorit jetëshpëtues për të gjithë fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut.

Marrëveshja 5-vjeçare u firmos në Romë, mes Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe homologut italian, Roberto Speranza.

“Me këtë memorandum mirëkuptimi ne hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit, duke siguruar faktorët e gjakut për fëmijët hemofilikë, jo vetëm për trajtimin, por tashmë edhe për profilaksinë. Me këtë marrëveshje do të mundësojmë edhe shtrirjen e rrjetit të qendrave kombëtare të trajtimit të të prekurve për sëmundje të lindura të gjakut”.

Manastirliu i kërkoi homologut italian, mundësinë e rishikimit të vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes së shqiptarëve në Itali për arsye turistike, ministri i Shëndetësisë Speranza dha këtë përgjigje:

“Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerrë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit Dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”.

Gjatë qëndrimit në Romë ministrja Manastirliu dhe ministri italian Speranza biseduan për një serë marrëveshjesh mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë./klan

Marketing
Related news