2.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Shpërthime në Afganistan/ Të paktën 2 të vdekur, mbi 19 të plagosur

Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe mbi 19 janë plagosur gjatë tre shpërthimeve në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar.

Ky është përshkruar si sulmi i parë vdekjeprurës prej kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më shumë se një muaj më parë.

Dëshmitarët dhe një anëtar i administratës së udhëhequr nga talibanët kenë thënë se të paktën njëri nga shpërthimit në Jalalabad ka qëlluar një makinë me luftëtarë talibanë.

Në mesin e të plagosurve ka gra dhe fëmijë.

Talibanët kanë hyrë në Kabul më 15 gusht, duke larguar nga pushteti qeverinë e përkrahur nga Perëndimi dhe janë zotuar se do të rikthejnë sigurinë.

Nangarhar është qendra e degës së grupit militant Shteti Islamik në Afganistan, (IS-K), e cila konsiderohet armike e udhëheqësve të rinj të Afganistanit.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img