21.8 C
Skopje
Saturday, August 20, 2022

Shpërthim i vullkanit, llava përpin shtëpitë në Ishujt Kanarie

Ishujt Kanarie janë të sigurta dhe mund të vizitohen, por shpërthimi i vullkanit sipas ministres është një “spektakël i paparë”.

Madje këtë e mbështet fuqishëm edhe një ministre tjetër, ajo e Turizmit, Maria Reyes Maroto, gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pamjet amatore të publikuara në rrjete sociale tregojnë një pasqyrë krejt tjetër – ku llava e vullkanit përpin shtëpitë dhe gjithçka që i del përpara.

Një video shfaq momentin kur zjarrfikësit largohen nga llava duke u ndjerë të pafuqishëm përballë saj, e kjo llavë shkatërronte një lagje – ku pak minuta më herët banorët ishin evakuuar për arsye sigurie. 

https://www.facebook.com/watch/?v=218637996992934

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img