30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Shkupi nikoqir i takimit ministror të iniciativës rajonale SEDM

Shkup, 4 nëntor – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska bashkë me ministrat homologë dhe përfaqësues të lartë të ministrive të mbrojtjes të vendeve anëtare të iniciativës SEDM (Southeast Defense Ministerial) sot në takim në Shkup do të bisedojnë për sfidat kyçe të sigurisë me të cilat përballen vendet e rajonit të Evropës Juglindore.

Ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve anëtare në fund të takimeve të punës do të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët me të cilën do ta vendosin drejtimin e zhvillimit të ardhshëm dhe funksionimin e kësaj iniciative të rëndësishme rajonale.

Në iniciativën SEDM të formuar në vitin 1996 marrin pjesë 15 vende – Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Ukraina dhe SHBA-ja, ndërsa Moldavia është vend vëzhgues. Kryesimi me këtë iniciativë është në bazë rotacioni, ndërsa për momentin kryesuese është Bullgaria.

Qëllimi themelor i iniciativës është avancimi i stabilitetit dhe sigurisë në Evropës Juglindore përmes zhvillimit të bashkëpunimit ushtarak – politik.

Një nga projektet më të rëndësishme të SEDM është Brigada e Evropës Juglindore – SEEBRIG komanda e së cilës deri në vitin 2026 është vendosur në Maqedoninë e Veriut. Në këtë Brigadë marrin pjesë gjashtë nga vendet anëtare të SEDM – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Turqia.

Në kuadër të SEDM funksionojnë edhe disa projekte të tjera si SEESIM – projekt për ushtrime simulimi, projekti për Gratë – lidere në mbrojtje dhe siguri, projekti për ndërlidhje të spitaleve ushtarake, si dhe portali i përhershëm i SEDM për shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacioneve të sigurisë ndërmjet vendeve anëtare të kësaj iniciative.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img