0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Shkupi e shënon 13 Nëntorin – Ditën e çlirimit

Shkup, 13 nëntor – Sot shënohet 13 Nëntori – Dita e çlirimit të Shlupit në Luftën e Dytë Botërore.

Më 13 nëntor të vitit 1944, luftëtarët e Divizionit të 42-të dhe 50-të çlirimtar popullor të Ushtrisë së Maqedonisë dhe Brigadës së 16-të maqedonase e çliruan Shkupin nga okupimi fashist.

Me rastin e shënimit të 13 Nëntorit, luftëtarët e Luftës Antifashiste  Çlirimtare Popullore do të mbajnë takim me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovskën.

Pas takimit është parashikuar delegacione të dorëzojnë lule në Varrezat partizane në Butel. Delegacionit do të dorëzojnë lule edhe para përmendores së çlirimtarëve të Shkupit, para Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Latest news
Related news