23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Shkupi dhe Sofja “keqpërdorën” dialogun

Shkup, 29 tetor – Shkupi dhe Sofja nuk arritën ta mbajnë të paprekur nga politika çështjen e dialogut Maqedoni e Veriut-Bullgari. Një ditë pas paralajmërimeve të palës bullgare për kushtëzim me ndryshimet kushtetuese, ministri i jashtëm Bujar Osmani tha se zyrtarisht nuk ka një kërkesë të tillë nga Sofja. Sipas tij, pas 14 nëntorit dialogu do t’i kthehet 5 pikave mbi të cilat negociohet dhe kushtit për hapjen e negociatave në këmbim të plotësimit të atyre pikave.

“Kjo qasje transformuese nga imponimi i të vërtetës absolute për të gjithë në të drejtën për vetëidentifikim dhe vetëvendosje e çdo një qytetari, mendoj se na lëviz nga pozicioni për të arritur një zgjidhje. Këtë e thotë edhe Komisioni historik, por edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Për fat të keq relacionet kanë rënë në nivel të ulët për arsye të qasjes së gabuar”, tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm

Ndërkohë zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar tha para anëtarëve të nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë, se administrata e Presidentit Joe Biden është e përkushtuar ndaj një Ballkani që është historikisht, nga ana kulturore dhe gjeografike pjesë e Evropës. Escobar ka potencuar se zvarritja e procesit ngop dëshirat anti-Evropiane në rajon.

“Mesazhi më i fortë që BE-ja mund të japë tani është të planifikojë fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE përpara fundit të këtij viti. Vonesat në këtë proces do të dëmtonin shpresat e brezave të ardhshëm dhe do të krijonin hapësirë për ndikimin keqdashës së vendeve si Rusia dhe Kina. Puna e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian drejt objektivit të integrimit evropian, përfshin edhe mbështetjen ndaj bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Gabriel Escobar, Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan për Evropën Jugore dhe Qendrore

Ditë më parë ish kryeministri bullgar, Bojko Borisov gjatë takimit me përfaqësuesit e shoqatave bullgare në Maqedoni të Veriut potencoi se pa ndryshime kushtetuese dhe përfshirjen e pakicës bullgare në preambulë, Maqedonia e Veriut mund të presë edhe 30 vite për negociata mes dy vendeve. Paraprakisht presidenti bullgar Rumen Radev nga Sllovenia kishte deklaruar një qëndrim të tillë. Zaev kishte deklaruar se nuk ka asgjë kundër përfshirjes së pakicave në Kushtetutë përfshi edhe atë bullgare./Alsat/

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img