0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Shilegov: Niveli i PM 10 grimcave në katër vitet e fundit është në ulje të vazhdueshme, ndërsa ndotja në Shkup më nuk është temë kryesore

Shkup, 12 tetor – Numrat tregojnë se në katër vitet e fundit, niveli i PM grimcave, masa më indikative për ndotjen e ajrit është në ulje të vazhdueshme, ndërsa në nivel vjetor këto grimca arritëm t’i sjellim pothuajse në vlerën kufitare nga 40 miligramë në metër kub, informoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Shilegov theksoi9 se ndotja më nuk është temë kryesore në Shkup, por me rëndësi është të dihet edhe se problemi me ndotjen nuk mund të zgjidhet tërësisht me aktivitete afatshkurte ose afatmesme.

“Nëse në vitin 2016 kemi pasur 71.91 mikrovalë në metër kub, në vitin 2020 flasim për 47.70 PM 10 grimca të mikrogramëve në metër kub. Edhe pse besohet se rastet meteorologjike janë ato që dukshëm ndikojnë në cilësinë e ajrit shohim se në nivel vjetor, shpejtësia e ajrit, shpejtësia e lëvizjes së atmosferës, reshjet, janë vlera konstante që nuk kanë ndryshuar, ndërsa sasia e reshjeve nuk është proporcionale në rritjen e ndotjes”, sqaroi ai.

Ai përkujtoi edhe se aktivitetet që i ka ndërmarrë si kryetar komune nuk janë megalomane ose projekte të panevojshme që në mënyrë shtesë e kanë ndotur qytetin në të kaluarën. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img